Nje aksident me pasoje vdekjen e nje te riu ka ndodhur kete te diele ne Krujë. Policia ne nje informacion paraprak ben me dije se sot, rreth orës 17:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Rinas, duke drejtuar një ciklomotor ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar shtetasi E. B. 29 vjeç, banues në Fushë- Krujë, i cili ka ndërruar jetë në orën 21:30 në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.