Paraditen e sotme është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës Edmond Nika, 29 vjeç, i identifikuar nga policia si autor i ngjarjes së rëndë në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur rëndë Gjin Guri, i biri.
Në një komunikim me ShkodraWeb, Nika ka kërkuar që media të jetë e pranishme në momentin e vetëdorëzimit të tij, pasi ndjehej i pafajshëm. Madje, ai tregoi se kishte qenë gjithë ditën nën vëzhgimin e kamerave.
“Normale qe po un bile bile qe kam ken edhe te gjith diten nen vezhgimin e kamrave dje deri ne uret e vona te nates”, shkruante 29- vjeçari në komunikimin me ShkodraWeb.
Rreth 50 minuta pas këtij komunikimi, Edmond Nika është shfaqur në derën e Komisariatit të Shkodrës, pasi ka komunikuar me policin roje, është shoqëruar për të bërë verifikimet e nevojshme. /ShkodraWeb/