Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se Këshilli mori një vendim për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.
“Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë Kukës”, tha Ibrahimaj.
Ky vendimin vjen pas publikimit të videos seksuale të kreut të Bashkisë së Kukësit në zyrë. Pas publikimit të kësaj videoje, pati një reagim nga vetë Gjici i cili bëri me dije se jep dorëheqjen pas publikimit të pamjeve dhe se me vajzën në fjalë ishte në marrëdhënie intime prej kohësh.
Ndërkohë SPAK ka nisur procedimin penal për kryebashkiakun socialist të Kukësit.