Tre persona, punonjes bashkie jane vene ne pranga ne Mallakaster dhe eshte shpallur ne kerkim nenkryetari i Bashkise, pasi akuzohen per “Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese” e kryer në bashkëpunim. Policia ben me dije se ata ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane mbyllur dhe bllokuar 2 shkolla në qytetin e Ballshit dhe 21 shkolla në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë 3 shtetas: D.D, 57 vjeç, banues në Ballsh (shofer i Bashkisë Mallakastër); E.I, 39 vjeç, banues në Ballsh (punonjës i Bashkisë Mallakastër); N.K, 58 vjeç, banues në Ballsh (roje shkolle). Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit H.S, 38 vjeç, banues në Ballsh, (Nënkryetar i Bashkisë Mallakastër). Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas janë autor të dyshuar të mbylljes dhe bllokimit 2 shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore.