Një skandal i vërtetë në qytetin e Kavajës, ku një burrë i moshës 59 vjeçare ka ngacmuar seksualisht gruan e të birit. Shtetasi me inicialet F.H ka tentuar disa herë ta joshë bashkëshorten 20 vjeçare të djalit të tij, derisa në një moment kupa është mbushur dhe e reja e ka denoncuar vjehrrin në polici. Uniformat blu kanë reaguar menjëherë duke e arrestuar 59 vjeçarin. Policia njofton se burri do të vihe nën akuzë për veprat penale parashikuar nga Neni 108/a/2 i Kodit Penal./Gazeta Express