Arlind Kalaja nuk do te jete me futbollist i Vllaznise. Klubi kuqeblu konfirmon zyrtarisht zerat per nje largim te mesfushorit me tipare sulmuese. Ne nje publikim ne faqen zyrtare ne Facebook, KF Vllaznia ben me dije:
NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me futbollistin Arlind Kalaja për ta ndërprerë me konsensus kontratën dhe bashkëpunimin mes palëve.
KF Vllaznia e falenderon futbollistin Arlind Kalaja për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës!
Ne oret e shkuara eshte perfolur per nje vazhdim te karrieres se Arlind Kalaja ne Suedi, por ne vijim pritet me shume informacion per futbollistin produkt i Akademise Vllaznia. ShkodraWeb i uron suksese ne karriere futbollistit Kalaja.