Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli është larguar nga pankina e shkodranëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Klubi njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Memellin, ndërsa e falenderon atë për kontributin që ka dhënë.
“Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në postimi në klubit.
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli. Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë. Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme.