Një vrasje mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur, “Ura e Thive” në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se është vrarë me thikë Prendush Fushaj, 54 vjeç.
Autori dyshohet se është një shtetas me inicialet F.P. Mësohet se Fusha me autorin kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin. Pas një konflikti të çastit, autori e ka qëlluar me thikë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stacionit të Trenit, ku është vrarë me thikë 54-vjeçari Fushaj. Dy shtetasit kishin prej kohësh konflikte me njëri-tjetrin dhe mbrëmjen e sotme kanë debatuar dhe më pas, autori ka marrë thikën dhe e ka qëlluar. Në polici ndodhen familjarët e autorit dhe viktimës që po pyeten për arsyet e konfliktit. Pritet që policia të dalë me një version zyrtar për ngjarjen e rëndë.