Majlinda Angoni, mësohet se do të jetë kandidatja e PS-së në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars, raportojnë burime brenda selisë rozë.
Aktualisht, Angoni është në krye të Prefekturës së Qarkut të Shkodrës prej shtatorit 2020.
Emri i Majlinda Angonit vjen pas kandidaturës së PS-së për Bashkinë e Durrësit. Pritet që emri i Angonit të zyrtarizohet në strukturat vendore të PS- së Shkodër.
Po sot u mësua se Emiriana Sako është emri që ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Rama për të kërkuar votën në zgjedhjet e 6 marsit.