Në 4 qendra votimi në Bashkinë e Shkodrës, akoma nuk ka nisur votimi edhe pse duhej të kishte filluar prej mëse 2 orëve e gjysmë. Kështu, raportohet se ka probleme me kushtet atmosferike dhe borën e rënë në zonën e Ndreajt të Shoshit, ku akoma nuk ka mbërritur baza materiale dhe komisionerët.
Po ashtu, edhe në zonën e Pultit janë paraqitur probleme. Mësohet se nuk ka energji elektrike, e domosdoshme për rregullsinë e procesit zgjedhor atje.
Ndërkohë, probleme janë shfaqur edhe në Xhan, ku deri në këto momente pajisja e identifikimit elektronik, nuk funksionon. Kjo pajisje është e domosdoshme për identifikimin biometrik të zgjedhësve.
Në vijim, pritet të ketë të tjera informacione lidhur me ecurinë e procesit në këto qendra votimi problematike.