Një shpërthim me tritol ka tronditur mbrëmjen e sotme Burrelin. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen ‘Drita’. Mësohet se nga shpërthimi janë dëmtuar dy automjete të një biznesmeni, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Behet me dije se lënda shpërthyese dyshohet se është hedhur nga jashtë rrethimit të mobilierisë, biznes që ishte në pronësi të biznesmenit. Ndërkohë, përveç mjete të dëmtuara, nga shpërthimi janë thyer xhamat e banesave aty pranë, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Sakaq, priten të tjera detaje nga policia, e cila tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes.