Ferdi Sterkaj, kryetar i Rithemelimit të PD Malësi e Madhe, ka reaguar në lidhje me lajmin për vendosjen e një sasie lënde plasëse pranë biznesit të tij.
Ferdi Sterkaj: Lënda plasëse nuk ka lidhje me mua. Tritoli është vendosur në një parking publik i zonës së Razmës që nuk është pronë e imja. Nuk kam asnjë konflikt dhe ky shpërthim me lëndë plasëse nuk lidhet me mua. Parkingu është i shkëputur nga biznesi im dhe prona ime. Aty afër parkingut ndodhet vetëm një reklamë por është pronë publike e përbashkët. Nuk kam probleme dhe nuk kam patur asnjë kërcënim apo konflikte. Shpresoj që policia ta zbardh se me çfarë lidhet kjo ngjarje dhe të gjenden autorët.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit Ferdi Sterkaj. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.