Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë teatrit Migjeni.
Mësohet se pas një konflikti, Bujar Kuçi, ka plagosur rëndë me thikë nipin e tij, Mirsad Kuçi, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia ka arrestuar autorin e vrasjes.