Amnistia penale, e cila pritet të lehtësojë situatën në burgjet shqiptare përmes lirimit të jo pak të burgosurve, vazhdon të jetë në vëmendje sidomos të atyre që pritet të përfitojnë por jo vetëm.
Bëhet me dije se rreth 200 të burgosur të burgut të Reçit në Malësi të Madhe, kanë nënshkruar një peticion drejtuar deputetëve të opozitës për të miratuar sa më shpejt në Kuvend amnistinë penale.
Peticioni do të bëhet publik të martën nga avokati Anton Kosteri, përfaqësues i tyre, i cili për gazetarët do të bëjë të njohura edhe kërkesat konkrete të të burgosurve të Reçit.
Siç dihet, ligji për amnistinë penale kërkon jo më pak se 84 vota, të cilat deri tani, mazhoranca aktuale nuk ka mundur ti mbledhë në Kuvend, edhe pse duhet thënë se tashmë ka negociata të kësaj pjesse me PD Rithemelimi, ndoshta edhe për këtë çeshtje të ndjeshme.