Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet se e vetmja gjë e mirë që mund të bëjë ky Kuvend ekzistent është vetë shpërndarja. Kjo deklaratë e Presidentit erdhi pas pyetjes nëse do vendos të shpërndajë parlamentin, teksa ishte i ftuar në një intervistë në Euronews. Gjithashtu Presidenti Meta mohoi të jetë votuar në postin e Kreut të Shtetit nga ky Parlament ekzistues, sepse votën për të e kanë dhënë eksponentë si Arta Dade dhe Namik Dokle që nuk janë fare aty, ndërsa kujtoi frazën e kryeministrit Rama teksa e hodhi votën pro për të.
Presidenti Meta theksoi se ai është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk do lejojë asnjë vagabond ndërkombëtar që mund ta vejë këtë në diskutim.
Presidenti Meta: Unë nuk jam votuar nga ky kuvend, jam votuar nga një kuvend tjetër. Arta Dade, Namik Dokle nuk janë në këtë Kuvend. Rama e ka votuar me qejf se ka thënë se president më të mirë se ky nuk gjejmë të mbështesë opozitën në vend. Situata në parlament nuk është normale për shkak të qeverisë dhe opozitës.
Do ta shpërndani parlamentin?
Presidenti Meta: Nuk është kjo gjëja më e rëndësishme, unë mendoj që ku Kuvend që po shton me shpejtësi delegjitimimin e të gjitha institucioneve e vetmja gjë e mirë që mund të bëjë është të vetë shpërndahet.
Parlamenti është jashtë standardeve sepse duhet të kishte 140 deputetë. Ky është një Kuvend ilegjitim. Ju garantoj se Presidenti nuk është mur, por është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka as ndonjë vagabond ndërkombëtar që mund ta vejë këtë në diskutim.