Deputeti Benet Beci, i cili pritet të zyrtarizohet si kandidat i PS- së për kryebashkiak i Shkodrës, vijon takimet me grupe të ndryshme shoqërore.
Ditën e sotme, ai ka patur një takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit e familjeve të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional- Çlirimtare.
Deputeti Beci e ka përcjellë këtë event përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku përveç fotove përcjell edhe mesazhin e si më poshtë:
“Me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit e familjeve të dëshmorëve të Luftës. Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin e secilit prej jush!”, shkruan Benet Beci në postimin e tij.