Pas publikimit të raportit paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, vjen një reagim nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Ambasada fton palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Po ashtu, ambasada në reagimin e saj mbështet dhe deklaratën e bërë nga presidenti lidhur me çelejen e negociatave me BE-në.
REAGIMI I AMBASADËS
??️ │ Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet. Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë.