Ardian Çapja, që dyshohet se ka mbetur i plágòsúr me ármè zjárri mëngjesit e të hënës është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Çapja dyshohet se është personi i cili ka qenë shènjéstër i të shténàve me ármè zjárri në Elbasan këtë të hënë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur “Emin Matraxhiu”. Në spital për uniformat blu familjarët e tij kanë deklaruar se ai është rrëzuar në shtëpi dhe është lënduar.
Banorët në zonë kanë raportuar për të shténè me ármè zjárri dhe shumë pranë banesës ku jeton Ardian Çapja ka marrë flakë një mjet që nga të dhënat e policisë mësohet se ka pasur targa false.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plágòsúr me ármè zjárri . Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.