Ne kulmin e deshperimit, pas lajmit qe mori se familjaret e saj mbeten te lenduar rende nga termeti qe tronditi vendin tone mengjesin e se martes, nje vajze 25 vjecare qe jeton ne Itali ka tentuar t’i jape fund jetes, duke u hedhur nga ballkoni.
Mediat italiane bejne me dije se ngjarja ka ndodhur ne Ankona ne Via “Lamaticci” dhe kane qene banore te zones ata qe kane dhene alarmin duke njoftuar policine.
Pasi u telefonua policia dhe mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes, konstatuan se vajza ishte gati duke u hedhur nga nje lartesi prej 10 metrash, duke dale nga kangjellat.
“Mjaft, më lër, do hidhem … Unë dua të vdes”, bërtiti ajo. Ne ate kohe agjentët arritën t’i afroheshin asaj dhe ta kapnin nga krahet per fat ne kohe.
25-vjeçarja u dërgua në Torrette për trajtim. Më vonë, u bë e ditur se vajza ishte në krize totale pasi familjarët e saj u pla.gosën rëndë në tërmetin që ra në Shqipëri.