Implementimi i shërbimit 24 orë në Kabinetin e Hemodinamikës ka sjellë rritjen e trajtimeve të suksesshme të pacientëve me probleme kardiake. Rasti më i fundit është një pacient 33 vjeçar i diagnostikuar ditën e premte në orën 19:00 nga Dr. Zorada Bekteshi me arrest kardiak.
Në orën 20:00 është realizuar interventi në Kabinetin e Hemodinamikës nga Dr. Edi Smaljaj dhe reanimator Dr. Bashkim Kraja, ndërhyrje e realizuar me sukses dhe pacienti gëzon shëndet të plotë.
Kthimi i Kabinetit të Hemodinamikës në 24h bën të mundur ndërhyrjen në pacienta që pësojnë arrest kardiak brenda 2 orëve, gjë që rezulton në përmirësim të menjëhershëm, pa pasoja kronike në shëndetin e zemrës.
Mirënjohje dhe falenderime për stafin e Kabinetit të Hemodinamikës dhe gjithë stafit të Shërbimit të Kardiologjisë. /Publikuar në faqen zyrtare në FB të Spitali Rajonal Shkodër/