Nga Agron Delilaj*
Zoti Spahija përpara se te përhapni panik te pakuptimte te popullata për përfitime te ulëta, ne radhe te pare duhet te jeni njeri, pastaj mjek qe të ju e ve në dyshim se jeni. Ju doktor i madh çfarë do ti bënit një polianomalie kongenitale te ardhur nga Saranda, një bebi te lindur ne Fier me anomali kardiake, nje fetusi ne një barre gemelare me transfuzion feto-fetal,nje barre gemelare nga Rrogozhina 26 jave, apo tjetra po 26 jave nga Librazhdi. Doktor, një këshillë si koleg, behu me serioz dhe mos hap panik te kote kur keto raste janë te pashpresa dhe ne klinikat me te mira ndërkombëtare.
*Mjek në maternitetin “Koço Glozheni” Tiranë