Olsi Bibollari, pronar i një restoranti dhe aksioner në një bar kafe në Tiranë, nuk u mjaftua me 50 mijë euro borxh, që i njohuri i tij, doktor ia dha me kontratë.
Disa ditë më parë, ishin drejtuar të dy tek noteri, 38-vjeçari, baba i dy fëmijëv dhe mjeku shkodran Eqerem Hasani për të firmosur kontratën që njeh borxhin mes tyre.
Teksa janë kthyer sërish bashkë me automjetin e Olsi Bibollarit, doktori ka harruar në automjet çelësin e apartamentit. Sipas burimeve, 38-vjeçari nuk ka humbur kohë dhe sapo është ndarë me doktorin dhe është siguruar që nuk iu drejtua banesës, ka shkuar ne apartamentin e tij te Komuna e Parisit, ka hapur derën me çelës, dhe ka marrë 15 mijë euro.
Kur ka vënë re mungesën e parave, doktori shkodran ka bërë denoncim në polici dhe pasi kanë hapur kamerat është arritur të identifikohet se personi që ika hyrë në shtëpi, është miku të cilët i kishte dhënë 50 mijë euro borxh.
Policia thotë se në shtëpinë e autorit, sekuestroi shuma parash të dyshuara nga ato që u vodhën në banesën e kardiologut. Po ashtu u sekuestrua një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë momentit kur ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e doktorit, ngjarje e ndodhur më 25 gusht.
Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Olsi Bibollari rezulton të jetë pronar i restorant “Ogi”, dhe aksioner tek një bar- kafe “Vok”, ndërsa tashmë do të hetohet për veprën penale të vjedhjes.