Mjeku shkodran Leart Berdica duket se ka mësuar nga mediat se rrezikon të shkarkohet nga detyra në QSUT. Një nga mediat audio- vizive, në faqen e vet zyrtare në internet, botoi lajmin me këtë tekst:
“Administrata e QSUT-së ka bërë gati shkarkimin e një tjetër mjeku pas Ilir Allkes dhe përsëri për motive të pastra politike. Bëhet fjalë për Laert Bërdicën, specialist i anatomisë patologjike në QSUT. Sipas burimeve të Shijak TV, mjeku pritet të ndëshkohet pasi sipas adiministratës së QSUT-së, ai është autor i nxjerrjes së fotove të rënda që u nxorën nga morgu disa javë më parë dhe u vunë në dispozicion të medieve. Në këtë mënyrë qeveria vijon hakmarrjen ndaj kujtdo që guxon të thotë të vërtetën për atë çfarë konsumohet pas dyerve të spitaleve.”.
Në fakt, duket se nuk ka asgjë të vertetë dhe këtë e pohon i interesuari direkt, mjeku Leart Berdica. Duke postuar linkun e lajmit të medias audio- vizive, mjeku berdica shkruan në profilin e tij në Facebook:
“Me duhet te pergenjeshtroj kete lajm si te rreme dhe pas asnje baze reale. I bej thirrje Shijak tv te terheqe menjehere kete lajm dizinformues… #SHIJAKTV.AL”.
Ajo që nuk është e qartë lidhet me burimin e informacionit të cilit i është referuar kjo media. Sigurisht, informacionet duhen konfirmuar në të paktën dy burime të pavarura. Ndoshta, largimet nga puna të ditëve të fundit të mjekëve të QSUT- së, kanë ndikuar për prodhimin e këtij lajmi, që sipas vetë të interesuarit direkt, mjekut shkodran Leart Berdica, nuk kanë asnjë bazë. /ShkodraWeb Media/