Mjeku shkodran Eno Kanani ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai është shtruar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe po trajtohet me oksigjen.
Ndërkohë që ende nuk është futur në intubim, familja e tij po përgatitet për ta transferuar drejt Turqisë doktorin 42-vjeçar. Ai është babai i tre fëmijëve dhe dyshohet se është infektuar në vendin e punës.
Për të mundësuar dërgimin në Turqi për mjekin të specializuar u hap një fushatë për dhurim fondesh dhe për rreth 18 orë, në kohë rekord, u mblodh dhe tejkalua shuma e kërkuar prej 20 mijë dollarëesh. ShkodraWeb Media i uron shërim të shpejtë doktor Enos.