Një ditë më parë (të shtunën), mjeku shkodran i QSUT- së prof.dr. Arvin Dibra, 52 vjeç, u dëmtua teksa lahej në lumin Buna në afërsi të Daiçit. Ai i dërgua me urgjencë në Tiranë me helikopter për një kujdes më të specializuar. Sot, QSUT, ku doktorit shkodran është edhe shef i një prej sherbimeve, jep informacion lidhur me ndërhyrjen që iu bë mjekut.
“Ditën e djeshme, Prof.Dr. Arvin Dibra pas një incidenti të ndodhur, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të kompleksitetit të lartë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Të gjithë kolegët dhe të gjithë ne që e njohim dhe e vlerësojmë, i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe të plotë. Falenderojmë ekipin e neurokirurgjisë, që me profesionalizëm dhe përkushtim finalizuan me sukses këtë ndërhyrje!
Lutemi të gjithë për ty, Prof. Arvini!”.