Audi ka bërë të ditur çmimin e modelit të ri A8, i cili në Gjermani mund të porositet prej datës 5 tetor. Në fillim do të jenë në dispozicion motorët benzinë 3.0 TFSI dhe dizel 3.0 TDI. Motori benzinë vjen në konfigurimin V6 dhe prodhon 340 kuaj fuqi. Audi A8 me këtë motor nga 0 deri 100 km/h arrin për 5,6 sekonda. Ata që përcaktohen për motorin dizel, po ashtu, mund të llogaritin në agregatin V6, me 286 kuaj fuqi. Audi A8 3.0 TDI nga 0 deri 100 km në orë arrin për 5,9 sekonda. Më vonë, në ofertë do të jetë edhe motori me 4.0 TDI, me 320 kuaj fuqi dhe 4.0 TFSI me 338 kuaj fuqi. Audi A8 kushton në Gjermani 90.600 euro.