Mbyllen ndeshjet e sotme të Ligës së Kampioneve. Dy lajmet më të mëdha të mbrëmjes janë triumfi i Juventusit 0-3 ndaj Barcelonës dhe eliminimi që në grupe i Mançester Juanjtid. Britanikët u mposhtën me rezultatin 3-2 nga Lajpcigu.
Juventusi arrin të mbyllë fazën e grupeve me pikë të barabarta me Barcelonën, por duke qenë se në dy përballjet direkte bardhezinjtë kanë shënuar më shumë gola ndaj katalanasve, renditen dhe me matematikë në vendin e parë të grupit G.
Në mënyrë krejt të pazakontë, PSG-ja, kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve pa luajtur takimin me Bashakshehirin, e cila është ndërprerë për shkak të akuzave për racizëm ndaj arbitrit të katërt të sfidës.
Falë golavarazhit më të mirë të nënkampionëve të Europës ndaj “Djajve të Kuq”, PSG-ja e mbyll këtë fazë në vendin e dytë me 9 pikë, kurse Lajpcigu në vendin e parë.