Momente paniku kanë përjetuar disa tifozë në Suedi, kur një person ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me armë duke plagosur pesë persona. Tifozët festonin sot fitoren e skuadrës së kombëtares ndaj Koresë së Jugut në Kupën e Botës në Rusi.
Sulmuesi, sipas disa dëshmitarëve, përdori një armë gjysmë automatike. Ndërkohë, policia sapo u njoftua për ngjarjen izoloi zonën ndërsa nisi kontrollet.
Autoritetet janë vënë gjithashtu në kërkim të agresorit, pasi menjëherë pas sulmit, ai u largua.