Gjykata e Durrësit ka vendosur masën ‘arrest me burg’ pa afat për Olesia Dukën. Stomatologia akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë duke u marrë 2 mln euro, ndërsa vetëm njërit pre tyre i ka marrë 900 mijë euro. Pala mbrojtëse kërkoi që të kishte një masë më të lehtë duke e liruar nga burgu për t’u hetuar në gjendje të lirë, por kërkesa është rrëzuar. “Kërkojmë që të hetohet në gjendje të lirë, nuk largohet dhe nuk prish hetimin” tha avokati.
Ndërsa Olesia Duka mohoi akuzat për mashtrim para gjykatës. “Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetoj që nuk jam mashtruese” tha ajo. Në fund gjykata vendosi masën arrest me burg. Nga hetimet rezulton se Olesia Duka ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj, duke përfituar një vlerë rreth 2 milionë euro. Mes të mashtruarve është edhe biznesmeni Idlir Hoxha nga Durresi, të cilit stomatologia i kishte marrë shumën 900 mijë euro. Gjykata vendosi masën e sekuestros për pasurinë e Dukës.