Kompjuterët, tabletat, smartfonët dhe televizorët janë ”miniera” ari, madje më të pasura se ato natyrore: nëse në një ton gurësh janë mesatarisht 50 gram ari, në një ton mbetjesh elektronike ka të paktën 100 gram.
”Për nxjerrjen e tyre ju nuk keni nevojë për zgjedhje ose sitë, por vetëm kimia e duhur”, shpjegon Maurizio Masi, profesor i kimisë fizike në Politeknikun e Milanos.
“Është shumë e rëndësishme që mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike të grumbullohen dhe të riciklohen për të marrë këto metale. Cikli fillon me mbledhjen e diferencuar, zakonisht të kryer nga firmat e riciklimit. Duke i copëtuar në copa të vogla, ato sulmohen kimikisht me solucione që dallojmë në mënyrë selektive për të lejuar rikuperimin e metalit’’, shpjegon Masi.
“Një minierë klasike ari përmban rreth 50 gram ar në një ton gurësh, ndërsa një ton mbetjesh elektronike ka të paktën 100 gramë ar, 300 gramë bakër dhe 100 gramë metale të tjera si kallaj dhe plumb”, theksoi Masi.