Moti për ditën e martë, 27 tetor 2020, do të vijojë me kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në veriperëndim. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat maksimale.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 7/19°C
Zonat e ulëta 9/24°C
Zonat bregdetare 13/23°C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/