Moti në vend vijon të jetë i paqëndrueshëm. Java nis me reshje të dendura shiu dhe ulje temperaturash. Ky është parashikimi që bën Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për sot, e hënë 3 qershor 2019.
Sipas IGJEUM, qarqet që pritet të jkenë sasinë më të madhe të reshjeve do të jenë: Shkodra, Kukësi, Lezha, Dibra dhe Durrësi.
Sa i përket temperaturave, maksimalja do të regjistrohet në vendet e ulëta dhe bregdet me 18 gradë celcius, ndërsa ajo minimale në vendet malore me vetëm 7 gradë celcius.
RESHJET
Sot (e hënë dt.03) pritet shtim i intensitetit të reshjeve, ato do të arrijnë mesatare në shumicën e qarqeve, ndërsa në qarqet SHKODËR, KUKËS, LEZHË, DIBËR dhe DURRËS ato do të jenë intensive.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të shoqërohen me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Sot (e hënë dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 18 °C
në vendet e ulëta: 14 / 18 °C
në vendet malore: 7/ 14 °C
ERA
Sot (e hënë dt.03) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.