Për ditën e mërkurë mbi vendin tonë pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët (sidomos përgjatë vijës bregdetare) por përgjatë ditës do të ketë edhe alternime vranësirash, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Ditën e Mërkurë reshjet pritet të jenë më tepër të përqëndruara në zonën e jugut dhe relievet malore në lindje.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokale me intensitet të ulët.
Por, përgjatë relieveve kodrinore-malore në orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.