Moti do të mbetet pa ndryshime , mjegulla në mëngjes do të jetë e pranishme pranë luginave, gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në veri.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 6/20°C
Zona e ulët 7/27°C
Zona bregdetare 11/25°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari