Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Dita e shtunë do të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jetën të herëpashreshme me intensitet të ulët deri mesatar.
Në zonat malore në jug dhe juglindje të vendit në lartësin mbi 900-1000 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Dita e dielë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës në orët e mesditës dhe pasdite do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Era nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.