Moti për ditën e diel, 4 korrik 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në skajet veriore në formën e stuhive. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 13/32°C
Zona e ulët 15/35°C
Zona bregdetare 20/33 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari