Sinoptikanët nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se për këtë fundjavë, vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herë pas hershme të vranësirave kalimtare.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek dhe valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.