Moti për ditën e martë, 3 gusht 2021, do të jetë me diell, kthjellime dhe vranësira të pakta në zonë veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 19/38°C
Zona e ulët 20/40°C
Zona bregdetare 24/37 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari