Moti për ditën e diel, 4 tetor 2020, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në formën e rrebesheve në zonën Veriperëndimore.Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.Temperaturat do të mbeten të larta.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 12/29°C
Zonat e ulëta 15/33°C
Zonat bregdetare 19/31°C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/