Ditën e enjte do të mbizotërojë mot i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në orët e mesditës, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Por në zonat e juglindjes, këto vranësira do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave të karakterit lokal. Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Me konkretisht temperaturat parashikohen:
zonat malore 18°C deri në 34°C
zonat e ulëta 19°C deri në 38°C
zonat bregdetare 20°C deri në 35°C