Moti për ditën e merkurë, 24 shkurt 2021, do të mbetet pa ndryshime, pra do të jetë me diell vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme.
Temperaturat:
Zona malore 2/18
Zona e ulët 4/24
Zona bregdetare 8/23 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/