Moti për ditën e premte, 21 gusht 2020, do të jetë me diell dhe vranësira të kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 15 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 14/31°C
Zonat e ulëta 16/35°C
Zonat bregdetare 22/33°C