Sipas IGJEUM, parashikimi i motit mbi vendin tonë për ditën e shtunë, 11 korrik 2020, do të paraqitet si më poshtë:
Temperaturat
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 32°C
në vendet e ulëta: 18 / 34°C
në vendet malore: 14 / 30°C
Reshjet
Nuk priten reshje.
Era
Era pritet të fryjë e lehtë.
Zjarret
Pritet rrezik ‘i moderuar’ në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik ‘i lartë’ vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Lezhë (Veriperëndim).