Ditën e diel moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Reshjet e shiu me intensitet të ulët do të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit në veri, veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit deri në orët e mëngjesit, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Në veri reshjet do të mbeten prezente të herëpasherëshme të karakterit lokal deri në orët e mesditës.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12m/s.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 13°C deri në 28°C
zonat e ulëta 15°C deri në 32°C
zonat bregdetare 16°C deri në 30°C