Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/s kryesisht ditën e diel. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.