Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta për shkak të të nxehtit afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe shpejtësi 5-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.