Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të jenë me intensitet mesatar deri dhe të lartë. Këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive dhe lokalisht të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Më pas duke filluar kryesisht nga orët e mesditës mot kryesisht me diell, por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriperëndimit, parashikohet mot përsëri me vranësira të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era tepër intensive dhe shpejtësi 12-18m/sek. Lokalisht parashikohet erë problematike.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen: