Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme në vend.
Rreshjet
Të martën nuk priten reshje në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë për secilin qark).
Temperaturat
Të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10/ 21°C
në vendet e ulëta: 9 / 23°C
në vendet malore: 3 / 17 °C
Era
Të martën era pritet të fryjë e lehtë dhe mesatare.
Zjarret në pyje
Të martën pritet nivel ‘I ULËT’ rreziku në qarkun e Fierit dhe nivel ‘S’KA RREZIK’ në qarqet e tjerë.
Në disa qarqe pritet rrezik ‘I ULËT’’ vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht në: Shkodër, Kukës, Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.