Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Në mënyrë tepër të izoluar dhe në relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/sek.
Temperaturat parashikohen: