Ditën e Diel do të kemi ndryshim të situatës meteorologjike, si rezultat i masave ajrore të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimi.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në veri.
Era do të fryje me shpejtësi mesatare 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë. Vihet re një rënie e ndjeshme në fushën termike në mesditë.